INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia përfshihet nga një tjetër tragjedi. Deri tani 11 të vdekur...

Italia përfshihet nga një tjetër tragjedi. Deri tani 11 të vdekur...

Publikuar më: 09:14 21-08-2018

Shirat e rrëmbyer kanë përshirë një zonë të Kalabrisë në Itali. Kjo është një nga zonat ku ka dhe popullsi shqiptarë. Në grykat e Raganelos në Civita, të Kozencës, në parkun e Polinos, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan një rritje të papritur të nivelit të ujit kanë humbur jetën 11 persona që ishin pushues dhe po eksploronin zonën.

Mësohet se 5 prsona të tjerë si pjesë e grupit mbeten akoma të zhdukur dhe 11 janë të lënduarit. Po 20 për fat janë shpëtuarit. Skuadrat e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës ndërkohë që operacionet e kërkimit vijojnë edhe sot.
Por fatkeqësisht bilanci i viktimave pritet të rritet. Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi thotë vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur është për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara është e madhe. Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

Article Logic
Execution time: 0.0042998790740967