INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pabesi në ditë Kurban Bajrami/ Pallati Presidencial goditet me raketa gjatë faljes

Pabesi në ditë Kurban Bajrami/ Pallati Presidencial goditet me raketa gjatë faljes

Publikuar më: 09:24 21-08-2018

Pabesi në ditë Bajrami. Të paktën 12 raketa janë hedhur në Kabul në ditën e Kurban Bajramit. Ndërsa qeveria afgane kërkoi armëpushim, talebanët kanë vazhduar me sulmet e tyre. Sulmi erdhi ndërsa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes. Disa prej raketave kanë synuar Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit. Luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, dhe flitet për të paktën 2 të plagosur.
"Këtë mëngjes një grup terroristësh në një ndërtesë në Reka Khana lëshuan disa raketa drejt Kabulit,"tha Najib Danishm, një zëdhënës për ministrinë e brendshme, për agjencinë e lajmeve AFP.Presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt në televizion për të festuar Kurban Bajramin kur u dëgjuan shpërthime, disa prej tyre pranë pallatit presidencial. Ndërkohë ditën e djeshme, talebanët sulmuan tre autobusë që mbanin rreth 200 udhëtarë dhe i rrëmbyen. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se 160 prej tyre u liruan më vonë, ndërsa të paktën 20 mbetën robër. Dy komandantë talebanë thanë se udhëheqësi i tyre supreme, kundërshtoi ofertën e së dielës të Ghani për një armëpushim tre-mujor, duke filluar nga festa e Bajramit këtë javë, raportoi Reuters.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021529197692871