INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutohet 23-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua pas shpine [Video]

Ekzekutohet 23-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua pas shpine [Video]

Publikuar më: 09:22 02-08-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bari të Italisë, ku një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një shesh në Corato të Barit. Ndërsa ende nuk dihet identiteti i të riut që humbi jetën.

Sipas dëshmitarëve kanë qënë dy persona me motor tip Scooter ata që kanë qëlluar pas shpine shqiptarin.

Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, sërish i riu shqiptar nuk ia doli të shpëtonte për shkak të plagëve vdekjeprurëse në kokë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyen e vrasjes dhe për të identifikuar autorët.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396