INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ishte rëndë me oksigjen’/ Gazetarët mes lotësh rrëfejnë bisedat e fundit me Hueydën: ‘Folëm për fëmijët’

‘Ishte rëndë me oksigjen’/ Gazetarët mes lotësh rrëfejnë bisedat e fundit me Hueydën: ‘Folëm për fëmijët’

Publikuar më: 17:34 24-11-2021

Lajmi i ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin publik. Hueyda u nda nga jeta pas betejës me tumorin duke lënë pas një djalë, 6 vjeç, Gabrielin dhe partnerin Thierry.

Miq dhe kolegë të Hueyda El Saied ishin pjesë e “Ftesë në 5”, nga ku ndanë mes lotësh kujtimet më të bukura me të.

Gjatë bisedës në studio edhe vetë Bieta e pati të vështirë të përmbante lotët, aq më tepër në momentin që po flitej për të vegjëlit e tyre.

“Hueyda më komentonte gjithnjë për Kroin dhe unë po ashtu për Gabrielin. Mbaj mend këtë shtator komentova kur ai nisi shkollën”, tha ndër të tjera Bieta tejet e prekur.

Gazetari Bledi Strakosha tregoi se Hueya ishte në gjendje të rëndë me oksigjen, por kur kishte dalë nga spitali u kishte thënë se ishte më mirë për të mos i shqetësuar.

“Ka vuajtur gjithë jetën, sot kisha një inat me Zotin, pse duhet të vuante deri momentin e fundit. Dhe ndarjen nga jeta e pati me peripeci, një vit e ca ishte me kimioterapi, me oksigjen. Deri në momentin e fundit askujt nuk i tha jam sëmurë, jam keq. Madje dhe kur doli nga spitali miqve të ngushtë i tha dola se jam më mirë”, tregoi Bledi Strakosha.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555