Aktorja Arjola Demiri e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, tregoi se çfarë po ndodh me shtëpinë e dhuruar nga ''Big Brother VIP'. Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u shpreh se përtej zërave të ligj, nuk vihet në diskutim gjiganti mediatik që ma bëri këtë dhuratë.
“Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel”, tha Arjola.
Kjo e fundit shtoi se qëllimi i saj në BB VIP ishte pikërisht që të fitonte dhe të investonte për të blerë shtëpi.
“Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, përfundoi aktorja e njohur.
Ndërkohë emisioni i humorit, Portokalli ka bërë bashkë Arjolën dhe Monikën. Ish-konkurrentet e Big Brother Vip patën një marrëdhënie të ngushtë brenda shtëpisë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të spektaklit u përfolën për një krisje të miqësisë.
Sapo u futën në skenën e Portokallisë, Arjola dhe Monika u përqafuan dhe gjatë skeçit të dyjave ju drejtua pyetja se përse ka fjalë që jeni zënë dhe nuk flisni.
Arjola iu drejtua duke thënë “mos u merr me thashetheme”, ndërsa Monika tha se pavarësisht asaj që thonë portalet ato janë mikesha shumë të mira.
Vajzat kanë sqaruar njëherë e mirë zërat dhe kanë konfirmuar para publikut miqësinë e tyre.