INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISHP, të vdekurit nga gripi nuk ishin të vaksinuar

ISHP, të vdekurit nga gripi nuk ishin të vaksinuar

Publikuar më: 14:34 04-02-2019

Epidemiologia, Silva Bino nga ISHP ka folur për rastet që kanë humbur jetën për shkak të gripit. Ajo në një deklarate për mediat tha se nuk ka vend për panik, pasi personat që kanë humbur jetën kanë qenë të pavaksinuar. 

“Gripi në Shqipëri ka intensitet mesatar, por është në rritje. Në dy javët e fundit kemi një rritje të rasteve të gripit. Kjo vihet re në infeksionet respiratore akute. Situata në Shqipëri është e ngjashme me vendet në rajon. Deri tani janë dy raste të konfirmuar me grip, por edhe një rast tjetër po verifikohet”, tha mjekia.
Ajo sqaroi se nuk ka ende të dhëna që ka grip derri. Ndërsa këshillon që të aplikohet vaksina.

“Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët”, theksoi Silva Bino.

Article Logic
Execution time: 0.0033178329467773