INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje laçianëve: Ejani më 16 Shkurt në Tiranë të këpusim zinxhirët

Basha thirrje laçianëve: Ejani më 16 Shkurt në Tiranë të këpusim zinxhirët

Publikuar më: 14:21 04-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet me qyetarët, ndërkohë që ditën e sotme ka udhëtuar drejt Laçit.

Nga Laçi, Basha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë në Tiranë më 16 shkurt, që të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

Kreu i PD i premtoi qytetarëve se do t’i japë fund padrejtësisë dhe pamundësisë, për t’i lënë vendin shpresës.

‘Ka vetëm një thirrrje koha e fjalëve ka mbaruar ka ardhur koha që populli të marrë fatin e tij në dorë. Ka kaluar 6 vite dhe e keqja është zhytur thellë e më thellë, aferë pas afere, kjo qeverisje ka vetëm një slogan të zhvasë shumicën dhe të pasurojë pakicën. Sa kohë të kemi një njeri si ai në krye të vendit, sa kohë që vendi të jetë uzupuar nga një njeri si ai ne nuk do të hyjmë në BE. Ne kemi plane për ju, ne do t’ia marrim paratë deri në qindarkën e fundit oligarkëve dhe do t’jua japim ju. Por që të ndodhë kjo ne duhet tju kthejmë institcionet, duhet tju kthejmë ligjin.
Dita e ndryshimit po afron, drejtësia është në dorën tuaj, të bashkohemi të gjithë dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë, të këpusim zinxhirët më 16 shkurt në Tiranë. Kështu mund t’i japim fund padrejtësisë, t’i japim fund pamundësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032660961151123