INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishin pretendentë për Oscar, filmat kosovarë nuk ja dalin në listen përfudimtare të Çmimeve të Akademisë, por ja kë do të shihni [FOTO]

Ishin pretendentë për Oscar, filmat kosovarë nuk ja dalin në listen përfudimtare të Çmimeve të Akademisë, por ja kë do të shihni [FOTO]

Publikuar më: 16:40 18-12-2018

Tashmë është bërë publike lista e filma të cilët janë në garë për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë “Oscar”. Në këtë listë nuk është asnjë film nga Kosova edhe pse kishte pasur pretendime që tre regjisoret Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça, mund të ishin pjesë e saj.

Filmi “Martesa” ishte propozimi zyrtar i Kosovës për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Në këtë kategori tani janë përzgjedhur nëntë filma: Kolumbia- “Birds of Passage”, Danimarka-“The Guilty”, Gjermania – “Never Look Away”, Japonia -“Shoplifters”,Kazakistani -“Ayka”, Lebanon-“Capernaum”, Meksika- “Roma”, Poland-“Cold War” dhe Korea e jugut -“Burning”.

Gjithashtu pretendentë për tu kualifikuar në këtë garë të madhe kanë qenë edhe filmat “Gardhi” i Lendita Zeqirajt dhe “Ajo” nga More Raça.

Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt “Gardhi” u kualifikua duke ngadhënjyer si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit të shkurtër në Palm Springs. Ky film në qendër të tij ka një fëmijë të vogël, të cilin e luan Art Lokaj që ballafaqohet me veset e familjes së tij, derisa miku i tij rom e pret jashtë. Filmi prek mbi temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

Ndërsa filmi “Ajo” nga More Raça është përzgjedhur si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival. Filmi është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për Oscar. “Ajo” flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuarvetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.

ooscars.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988