INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ishalla del vetëm”/ U fotografuan duke u puthur, Atdheu zbulon të vërtetën mbi marrëdhënien me Efin!

“Ishalla del vetëm”/ U fotografuan duke u puthur, Atdheu zbulon të vërtetën mbi marrëdhënien me Efin!

Publikuar më: 20:35 22-12-2021

Atdhe Xharavina është nga konkurrentët më të përfolur nga sezoni i kaluar por që vazhdon akoma të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Djaloshi nga Gjakova u vu sërish në titujt rozë dhe sërish për një femër.

Por kësaj radhe bëhej fjalë për konkurrenten e këtij sezoni, Efin.

Dyshja janë kapur “matt” teksa shkonin në një dyqan në Tiranë teksa Efi provonte fustane, Atdheu është treguar një zotëri i vërtetë dhe e ka shoqëruar.


Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje.

Pas publikimit të këtyre pamjeve nuk ka vonuar reagimi i Atdheut, i cili përforcoi më shumë dyshimet.

“Efffffa, sa i lumtur sot”- ka shkruar ai në postimin e tij.

Mirëpo si qëndron e vërteta? Atdheu ishte sot i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha se Efi është vetëm një mikeshë.

“Efin e kam shoqe”, u shpreh Atdheu, duke i hedhur poshtë lajmet për një lidhje.

Kujtojmë se në një intervistë së fundmi pranoi pëlqimin për vajzën në fjalë, ai shprehu se “nuk dua t’i bëj sherr Efit se aty ku është, është si në kohë të xhaxhit, si do partia”. Megjithatë uroi që në daljen e saj nga programi, të jetë e vetme.

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723