INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ministri Xhafa reagon ndaj incidentit me bojë, një turp për imazhin e vendi

Ish-ministri Xhafa reagon ndaj incidentit me bojë, një turp për imazhin e vendi

Publikuar më: 22:16 14-02-2019

Ish-ministri Fatmir Xhafaj reagon pas incidentit të shëmtuar sot në Kuvend, ku deputeti Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, në një seancë që duhet të ishte solemne teksa votohej pranimi i Maqedonisë së Veriut në Nato.

Xhafaj e quan një akt të turpshëm veprimin e Palokës, aq më tepër të bërë në praninë e mikut, kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

“Një TURP kjo që ndodhi sot në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për kuvendin dhe imazhin e vendit.

Bërë kjo, në prani të mysafirit të nderuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të nderuar momentin historik të anëtarësimit në NATO të fqinjit lindor të Maqedonisë së Veriut, i bën nxitësit e ekzekutuesit e aktit, me TURP para gjithë shqiptarëve. Këtej e andej kufirit.

Kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare. Ky NUK është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët! Ndjesë mikut e kolegut Talat Xhaferri. Shqiptarët në shekuj kanë respektuar mikun, fqinjin e më shumë akoma vëllain e tyre të gjakut

Urime fqinjëve tanë maqedonas për anëtarësimin në NATO!”, shkruan Fatmir Xhafaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811