INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE i ‘’tërheq veshin’’ opozitës: ‘’Trazirat nuk janë rrugë për të ardhur në pushtet’’

OSBE i ‘’tërheq veshin’’ opozitës: ‘’Trazirat nuk janë rrugë për të ardhur në pushtet’’

Publikuar më: 22:09 14-02-2019

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka regauar në lidhje me protestën e opozitës më 16 shkurt.

Në mesazhin e OSBE thuhet se trazirat nuk janë rrugë për të ardhur në pushtet, ndërsa qytetarët presin një dialohg konstruktiv mes partive sepse vendi ka parë boll dhunë në të shkuarën.

Gjithashtu OSBE thekson se vendi po futet në katërmujorin e zgjedhjeve vendore dhe të gjitha energjitë duhet të përqëndrohen aty, pasi ato janë provë e vërtetë për demokracinë.

Por ndërkohë deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, në daljet e tyre në media, janë shprehur se forma e protestës dhe përmasat e saj do të vendosen nga reagimi qytetarëve, duke lënë kështu të hapur çdo alternativë.

DEKLARATË E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI:
Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katërmujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902