INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ketë trazira në protestën e 16 Shkurtit? Kryemadhi: ‘’Këto janë provokime të qeverisë…’’

A do ketë trazira në protestën e 16 Shkurtit? Kryemadhi: ‘’Këto janë provokime të qeverisë…’’

Publikuar më: 21:34 14-02-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i shmanget pyetjes nëse në protestën e 16 shkurtit do të ketë tensione dhe përlasje.

Kryemadhi thotë se protesta udhëhiqet nga qytetarët dhe janë ata që vendosin se si do të reagojnë. Në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së tha se deklaratat për dhunë në protestë janë provokime të qeverisë. Sipas

Kryemadhit, e vetmja zgjidhje për situatën e rëndë në vend, është largimi i Ramës si kryeministër dhe krijimi i një qeverie kalimtare.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Sot janë qytetarët ata të cilët janë organizatorët kryesorë. Ne i kemi ftuar në protestë por ajo që shikoj unë pozitive është që qytetarët janë më aktivë se çfarë janë politikanët. Këtë radhë mund të them që angazhimi i strukturave të partisë ka qenë më i kollajshëm. Do të ndodhë protestë, protestat janë nga llojet e ndryshme. Nuk kemi asnjë protestë që thotë do rrëzojmë Edi Ramën, do dalim të protestojmë që të themi se Rama është pakicë. Dhe ai është vetëm sot, jo pakicë. Protesta e ditës së shtunë është protesta e halleve të shqiptarëve. Protesta e 16 shkurtit, mos u nxitoni sepse nuk është protesta për të marrë një deklaratë politike ekstremiste apo organizative. Mos u shqetësoni, do ta merrni vesh ditën e shtunë. Do të jetë protesta më e fortë përsa i përket reagimin qytetar, nuk e di ti reagimin qytetar ka diapazon nga fillimi deri në fund.

Fevziu: Nëse populli tenton të hyjë në institucione, do t’i lini apo jo?

Dua të them diçka se po dëgjoj deklarata provokuese të qeverisë. Nuk mund të jetë Edi Rama viktima në këtë rast.

Article Logic
Execution time: 0.0029470920562744