INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-konkurrenti plas ‘’bombën’’: 'Kam bashkëjetuar me një nga vajzat e ‘’Për’puthen’’, ishim bashkë deri ...'

Ish-konkurrenti plas ‘’bombën’’: 'Kam bashkëjetuar me një nga vajzat e ‘’Për’puthen’’, ishim bashkë deri ...'

Publikuar më: 14:29 01-11-2021

Dramat e vërteta të ‘’Për’puthen’’ duket po ndodhin jashtë programit dhe këtë edicion kemi parë shumë shpesh se konkurrentët e rinj kanë njohje me konkurrentët e edicioneve të kaluara.

Dhe jo vetëm njohje por ekzistokan edhe lidhje.

Ka qenë Bajo, konkurrenti i larguar ditë më pare nga programi, i cili i ftuar në ‘’Explus’’ ka zbuluar se ka pasur një histori me njërën nga vajzat e “Për’puthen 2”, por nuk zbuloi emrin.

Bajo: Kam pasur një “Love Story” dhe e them ekskluzivisht këtu. Kam dashur ta them, por nëse do e thosha te programi i “Për’puthen” kushedi çfarë do më ndodhte, nuk do kisha dalë.

Dy javët e para që unë kam hyrë në “Për’puthen” kam qenë akoma me atë. Kur ajo ishte në “Për’puthen 2” nuk kam qenë me atë.

Sharka: A ishte Shqipja?

Bajo: Jo!

Sharka: Ishte Sindi?

Bajo: Jo, jo. Larg qoftë!

Ndryshe Bajo u përjashtua nga programi pas u bë pjesë e një zënke mes Brunos dhe Hysenit.

Article Logic
Execution time: 0.0014801025390625