INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish i dashuri bëhet pjesë e Përputhen, Alvisa largohet nga emisioni? Ja deklarata e saj!

Ish i dashuri bëhet pjesë e Përputhen, Alvisa largohet nga emisioni? Ja deklarata e saj!

Publikuar më: 20:33 04-10-2021

Në “Prime Përputhen” ish i dashuri i Alvisës, Hyseni është bërë pjesë e Përputhen.

Kjo krijoi shumë debate mes konkurrentëve dhe Alvisës me Hysenin dhe opinionistin Arjan Konomi. Në puntatën e ditës së sotme u diskutua sërish kjo pjesë dhe Alvisa tregoi se i kishte përjetuar jo mirë të gjithë ato që kishin ndodhur ditët e fundit.

Ajo u shpreh se nuk e di se si do jetë rrugëtimi i saj në Përputhen dhe se nëse vazhdon kështu do të jetë shumë afatshkurtër.

“Jam shumë në siklet. Nuk e di nëse do të arrij ta përballoj dhe nuk e di sa i gjatë do të jetë rrugëtimi im këtu, po besoj se është shumë afatshkurtër”, është shprehur Alvisa.

Article Logic
Execution time: 0.0032031536102295