INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, Shkodër mbetet në burg. Shkak dhuna seksuale që përjetuan jetimët

Ish drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, Shkodër mbetet në burg. Shkak dhuna seksuale që përjetuan jetimët

Publikuar më: 12:54 11-01-2017

Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin që të lënë në burg ish-drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës, Albana Llazarin.
Shkak është bërë një konstatim dhe më pas denoncim nga Institucioni i Avokatit të Popullit që evidentoi se Albana Llazani ka fshehur dhunën seksuale të shkaktuar nga djali saj ndaj dy të miturave të jetimores në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë eskursioneve të organizuar në Velipojë.
Një nga vajzat e abuzuara ka folur me psikologun e Avokatit të Popullit duke thënë se janë abuzuar seksualisht nga djali i ish-drejtoreshës së kësaj qendre. Llazani akuzohet për shpërdorim detyre, pasi edhe dy vajza të tjera të mitura u abuzuan seksualisht dhe u dhunuan brenda institucionit nga disa fëmijë të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221