INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironi apo shaka? ''Në garë me veten del i treti'', Besi i komentoi librin, reagon Ermali: Deri këtu arrite!

Ironi apo shaka? ''Në garë me veten del i treti'', Besi i komentoi librin, reagon Ermali: Deri këtu arrite!

Publikuar më: 12:34 10-11-2022

Libri “Në garë me veten” i Ermalit ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. “Në garë me veten” është një libër motivues që ndihmon lexuesin të përballet me sfidat e jetës duke u bërë versioni më i mirë i vetes. Për librin ka reaguar edhe Bes Kallaku, i cili ka bërë një postim në Instagram duke iu drejtuar Ermalit në formë shakaje: “I vetmi që në garë me veten, del i treti!”

Përgjigjen Ermali ia ka kthyer menjëherë duke e paralajmëruar se do bëjë një video për të që do dalë së shpejti.

“Bravo Bes Kallaku … deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”, shkruan Ermali.

Mbrëmë Ermali mbajti edhe promovimin e librit, ku gjatë fjalimit iu përgjigj kritikave që mori pas publikimit. Ai dha dhe një mesazh që pavarësisht paragjykimeve duhet të ecim përpara përndryshe nuk do arrijmë aty ku synojmë.

315068946_5692192087534612_6062639714112653383_n-300x433.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031380653381348