INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investimet në Ballkan, vendi ynë më dobët nga të tjerët me strategji të paqarta

Investimet në Ballkan, vendi ynë më dobët nga të tjerët me strategji të paqarta

Publikuar më: 11:47 05-09-2019

Mungesa e investimeve në vendin tonë sipas një vrojtimi të Bankës Botërore lidhet dhe me indiferencën e qeverisë për të promovuar vendi, për shkak të paqartësive që kanë strategjitë e hartuara për këtë qëllim dhe prej taksave të larta. Për këtë arsye Shqipëria u rendit më dobët se të gjitha shtetet e rajonit.
Sipas raportit kompanitë që operojnë në Shqipëri, Bosnje dhe Kosovë dhanë vlerësime të negative për performancën e qeverive në lidhje me tërheqjen dhe promovimin e investimeve. Strategjitë e paqarta të investimeve kombëtare dhe në disa raste dhe paparashikueshmëria në politikat e taksave dhe stimujve ishin problemet kyçe që u gjetën në Shqipëri, por edhe në rajon.
53% e investitorëve të anketuar më Shqipëri mendojnë se takst janë shumë të larta, në një kohë që në shtetet e tjera për këtë çështje ankesat ishin më të pakëta.
Më shumë se kompanitë shqiptare ato të huaja që operojnë në vendin tonë patën vlerësim më të lartë negativ për qeverinë në lidhje me shërbimet publike ndaj investitorëve. Përveç Maqedonisë dhe Serbisë, kompanitë në shumicën e ekonomive dhanë vlerësime të dobëta për cilësinë e shërbimeve nga agjencitë e promovimit të investimeve ose ofruesit e tjerë qeveritarë të shërbimeve për investitorët. Në Shqipëri dhe Kosovë gati gjysma e kompanive të anketuara thanë se performanca e qeverisë ishte e dobët ose shumë e dobët.
Ndërsa në lidhje me stimulimin që qeveria jep ndaj investitorëve biznesmenët e Malit të Zi ka dhënë vlerësimin më të lartë, të tjerët mesatar ose të dobët.

Article Logic
Execution time: 0.0031170845031738