INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Inspektime të pjesshme në 240 shkolla të vendit''/ Shahini si asnjëherë më parë paralajmëron mësuesit

''Inspektime të pjesshme në 240 shkolla të vendit''/ Shahini si asnjëherë më parë paralajmëron mësuesit

Publikuar më: 13:20 05-09-2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka paralajmëruar se në 240 shkolla në vend do te zhvillohen inspektime të rastësishme. Në një mesazh për mësuesit, Shahini thekson se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati.

‘’Duke filluar nga data  9 shtator ekipet e ministrisë së Arsimit do jenë në terren duke vlerësuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Do të jemi në 240 shkolla, të përzgjedhura rastësisht kështu që mund të jemi edhe tek shkolla juaj. Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e teksteve falas, regjistrat, gjithçka që të jemi gati që në 16 shtator të fillojmë mësimin’’, shprehet Besa Shahini.

Article Logic
Execution time: 0.0043730735778809