INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi vijoi! Gjeli francez fiton në gjykatë, do të vijojë të këndojë

Gjyqi vijoi! Gjeli francez fiton në gjykatë, do të vijojë të këndojë

Publikuar më: 12:25 05-09-2019

Gjeli Maurice u bë i njohur në media sepse u padit nga fqinjët pasi i shqetësonte duke kënduar që në mëngjes.

Ai e humbi gjyqin, dhe ju ndalua të këndonte në agim. Por ai e rifitoi gjyqin dhe do të vijojë këndimin e tij.

Ishte pikërisht pronari i gjelit që i mërzitur nga vendimi apeloi vendimin.

Dhe ja doli, gjeli Maurice do të vijojë të këndojë dhe fqinjët do të duhet t’i kthejnë pronarit të tij mijëra euro dëmshpërblim.

Avokati shpjegoi se gjeli fitoi sepse sipas ligjit francez duhet të tregosh se je i shqetësuar dhe në këtë rast nuk u bë një gjë e tillë.

Në mbrojtje të gjelit dolën edhe shumë njerëz që në mediat sociale shkruanin 'më lini të këndoj'.

Duket se ‘lufta’ e gjelit ia vlejti, ai do të vijojë rutinën e tij. Të këndojë në mëngjes.

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793