INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Informacion paraprak, i policisë për vrasjen e trefishtë në Elbasan

Informacion paraprak, i policisë për vrasjen e trefishtë në Elbasan

Publikuar më: 22:44 29-12-2018

Policia ka dhënë një informacion paraprak për masakrën e mbrëmjes në Elbasan.

Njoftimi:
Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 3 shtetas që udhëtonin me të.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë.
Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një sëre veprimesh të tjera për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Një grup specialistësh nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë nisur në ndihmë të Policisë së Elbasanit.