INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrahin në burgun grek! Shqiptari Luca, i dyshuar si vrasësi i studentes

E rrahin në burgun grek! Shqiptari Luca, i dyshuar si vrasësi i studentes

Publikuar më: 10:31 11-12-2018

Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë studenten Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e rrahjes brenda burgut të Avlonës.Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin. Sipas mediave greke i riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin "Evangelismos".

Duke folur këtë mëngjes, drejtorja e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital. Pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg.
"Ai u rrah. Por, nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital ".

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648