INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga MASAKRA në Elbasan me 3 të vrarë[FOTO]

Detaje të reja nga MASAKRA në Elbasan me 3 të vrarë[FOTO]

Publikuar më: 00:37 30-12-2018

Nga një përplasje me armë zjarri në Elbasan, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj. Në lidhje me vrasjet janë zbardhur detaje të reja. Mësohet i huaji është me kombësi turke, i identifikuar si E.D. Dy shqiptarët e vrarë janë Endrit Alibej 34 vjec, dhe Arben Dylgjeri, 54 vjec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh, ku një makinë me targa rumune ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Land Rover dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin. Makina që i qëlloi mësohet se është larguar drejt Peqinit. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë. Pak orë më parë, drejt Elbasanit janë nisur forca të shumta policore si edhe Forcat RENEA.

Në foto: Endrit Alibej

end.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002903938293457