INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bandat përgjakin Elbasanin/ Përplasje me armë zjarri, 3 persona qëllohen në prani të familjes dhe…

Bandat përgjakin Elbasanin/ Përplasje me armë zjarri, 3 persona qëllohen në prani të familjes dhe…

Publikuar më: 23:07 29-12-2018

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak më parë Elbasanin, ku nga një përplasje me armë zjarri, dhe 1 person ka humbur jetën, dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një shtetas i huaj ka humbur jetën, ndërsa janë plagosuri Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik. Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Gjendja e të plagosurve është e rëndë. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve, mësohet se konflikti mes bandave ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Burimet sqarojnë se 3 viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri, dhe se atentati i sotëm është një larje hesapesh.

Article Logic
Execution time: 0.0037147998809814