INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Imazhe unike në 3D, si ndryshon koka e bebes kur del nga trupi i nënës [VIDEO]

Publikuar më: 10:08 21-05-2019

Me pamje me të vërtetë mbresëlënëse shkencëtarët kanë publikuar imazhe shumë interesante në 3D të cilat zbulojnë saktësisht se si ‘shtypet’ koka e një foshnje kur është duke dalë në dritë.

Ndryshimet ndodhin gjatë faze kur foshnja largohet nga mitra dhe shtyhet për të dalë jashtë.Skanimet MRI të kapura nga hulumtuesit francezë zbulojnë se cfarë ndodh me kokën e foshnjes.

Koka e foshnjës ndryshon pasi ajo është shtyrë nga nëna,.

Gjinekologët, të udhëhequr nga Dr Olivier Ami i Universitetit Auvergne, përdorën skanime 3D MRI për të kapur imazhe të hollësishme. Shtatë bebe janë skanuar për të parë atë se cfarë ndodh me ta.

Udhëheqësi i studimit tha se gjatë daljes truri i bebes pëson disa deformime në nivele të ndryshme varësisht nga shkalla e mbivendosjes së eshtrave të kafkës.

Por ky ndryshim nuk është më e dukshme në shumicën e të sapolindurve pas lindjes.

'Disa kafka pranojnë deformimin dhe lejojnë një shpërndarje të lehtë, ndërsa të tjerët nuk shndërrohen lehtësisht’ shprehen kërkuesit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439