INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30 plumba në drejtim të banesës së tij, kush është 26 vjeçari që donin ti bënin atentat në Selenicë

30 plumba në drejtim të banesës së tij, kush është 26 vjeçari që donin ti bënin atentat në Selenicë

Publikuar më: 11:15 21-05-2019

Në Selenicë të Vlorës është qëlluar me 30 plumba në drejtim të banesës së një 26-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës dhe për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Autorët të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia, kanë qëlluar pranë shtëpisë së Xhuljo Marajt.

Sipas policisë i riu rezulton person pa precedent penal nga policia e Vlorës. 

"Shënjestër e atentatit ishte Xhuljo Mara. Ai rezulton një person pa precedent penal nga Policia e Vlorës. Nga të dhënat paraprake thuhet se është qëlluar pranë shtëpisë së tij. Nuk dihet ende përse është qëlluar në drejtim të tij,"-tha Shefi i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Selenicës, shkruan Oranews.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943