INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FRONTEX zbarkon në Shqipëri, oficerët e saj blindojnë kufijtë shqiptarë

FRONTEX zbarkon në Shqipëri, oficerët e saj blindojnë kufijtë shqiptarë

Publikuar më: 11:20 21-05-2019

Misioni FRONTEX vendos në Shqipëri oficerët e saj në ruajtjen e kufijve shqiptarë dhe parandalimin e fenomentit të emigrantëve ilegalë.  Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet ceremonia e nisjës së punës operacionale të misionit Frontex në Shqipëri.

Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, theksoi se vendosja e oficerëve të Frontex është e para e këtij lloji në një shtet jo anëtar i BE.
“Kjo marrëveshje hyri në fuqi 3 javë më para, është e para e këtij lloji. Është operacioni i parë në botë e këtij lloji me një vend jo anëtarë i BE. Lëvizja pa viza është arritje madhore, që sjell të mira për të gjitha palët ndaj duhet ta ruajmë, së bashku me rojën shqiptare, Frontex do të bëjnë kontrolle dhe vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara dhe të ndalojmë kriminalitetin. Shqipëria mbetet përfundimisht përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj asnjë pikë dyshimi sa i takon sovranitetit kombëtar, skuadrat tona do të bëjnë detyrat në këtë territor vetëm nën instruksionin dhe praninë e rojës suaj kufitare”, u shpreh Avramopulos.

vijon...

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809