INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta bind Ramën dhe Bashën, ja kur bëhet takimi

Ilir Meta bind Ramën dhe Bashën, ja kur bëhet takimi

Publikuar më: 13:36 18-07-2016

Takimi i shumëpritur mes lidërve politik do të mbahet këtë të hënë pasdite. Mësohet se Edi Rama dhe Lulzim Basha i kanë thënë “PO” takimit të thirrur në krye të herës nga Ambasadori Donald Lu, por pas propozimit të të Ilir Metës mori një tjetër kthesë. Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit në orën 16:00, ndërsa në tryezë do të jenë Rama, Meta, Basha . Çështja e reformës në drejtësi duket se do marrë një përgjigje përfundimtare nga lidërit politik këtë të hënë, ndërsa është parashikuar që reforma të hidhet në votim në sallën e Parlamentit ditën e enjte, më datë 21 Korrik. Pritet për tu parë rezultatet e kësaj tryeze.
Mësohet se në këtë tryezë do të diskutohet propozimi hibrid i reformës në drejtësi, i propozuar rreth 8 ditë më parë nga Victoria Nuland, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0027329921722412