INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu e Vlahutin refuzojnë tryezën për reformën në drejtësi, fajësojnë Bashën

Lu e Vlahutin refuzojnë tryezën për reformën në drejtësi, fajësojnë Bashën

Publikuar më: 14:03 18-07-2016

4 orë pas deklaratës së Lulzim Bashës Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin refuzojnë tryezën e takimit të lidërve politik për reformën në drejtësi. Refuzimi i pjesmarrjes në këtë tryezë erdhi pasi në media u publikua lajmi se ora 16:00 është përcaktuar si koha e takimit të tryezës, ku do të diskutohet çështja e reformës në drejtësi. Ambasadori Lu ka pritur dakortësinë e lidërve për të dhënë lajmin se refuzon takimin e thirrur një ditë më parë nga Ilir Meta, apo thjesht në atë moment ka arritur të lexojë qëndrimin publik të lidërit të opozitës. Mungesën në tryezë e takimit të ldiërve politik, Donald Lu dhe Romana Vlahutin arrijnë ti gjejnë dhe fajtorin, Lulzim Bashën. Sipas ambasadorit Lu ka qënë deklarata e Lulzim Bashës ajo që ka sjellë refuzimin e tij për të qënë në këtë tryezë, e bashkë me të dhe ambasadorja e BE.
Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:
“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.  Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934