INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vllahutin në mbrojtje të gazetarëve:

Vllahutin në mbrojtje të gazetarëve: "Paguhen pak e shkarkohen me një mesazh"

Publikuar më: 18:34 10-11-2017

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka dal në mbrojtje të gazetarëve pas sulmit të  kryeministrit Edi Rama. Vllahutin theksoi se media ka nevojë për dy shtylla, rregullat dhe vlerat e se në kë fushë nevojitet një vetërregullim. Ndërsa foli për problemet me të cilat haset media në Shqipëri ambasadorja solli në vëmendje edhe pagat e ulëta të gazetarëve. “Ata punojnë për 300 euro në muaj dhe pushohen nga puna me një mesazh”-konstatoi Vllahutin.

“Ne e shohim veten si partnerë. Duhet të punojmë me njeri-tjetrin dhe ta ndihmojmë median. Nëse ka çështje politike ka të paktën 40 kamera, dhe nëse ka çështje sociale, ka dy kamera e dy gazetarë. Kjo tregon praktika editoriale. Ka me qindra portale e gazeta dhe televizione. Dhe është shumë e vështirë për ne të navigojmë për të vërtetën në media. Ka dy shtylla. Rregullat dhe vlerat. Duhet vetërregullim i mediave.

Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media. Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare. Janë tregje shumë të vogla që nuk mund të vetërregullohen, dhe është e rëndësishme që ne si BE duhet të investojmë. Kjo do të nxiste konkurrencën e ndershme dhe do të edukonte brezat e ardhshëm”, tha Vlahutin.

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861