INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Identifikohen kamikazët e sulmit që tronditi Pashkët

Identifikohen kamikazët e sulmit që tronditi Pashkët

Publikuar më: 11:52 24-04-2019

Identifikohen 9 kamikazët, që morën pjesë në shpërthimin e të dielës së Pashkës në Sri Lanka. Mësohet se Departamenti i Hetimeve Kriminale të Sri Lankës ka zbuluar 9 persona mes tyre dhe një grua.
Sipas CNN, kamikazi i nëntë u konfirmua si gruaja e një prej sulmuesve vetëvrasës. Nga identifikimet e deri më tanishme raportohet se pjesa më e madhe e kamikazëve nuk vinin nga familje të varfëra, por nga ato me të ardhura mesatare dhe mbi mesataren.
Autoritetet vendase deklaruan se njëri nga kamikazët ka studiuar në Londër dhe një tjetër në Australi. Shpërthimet në Sri Lanka të dielën u morën jetën rreth 360 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0028190612792969