Vetëm një ditë pasi u prezantua dhe u bë pjesë e programit, konkurrenti më i ri i “Për’puthen” u përjashtua.
Djaloshi me emrin Baki u fut në program në primen e të shtunës por ishin ndjekësit ata që zbuluan “gënjeshtrën” e tij.
Ai kishte qenë edhe më parë pjesë e një programi të ngjashëm që transmetohet në Kosovë, me emrin “Its my love” dhe kjo bie ndesh me rregullat e produksionit.
Përjashtimin e tij e ka lajmëruar Bora në puntatën e fundit.
“Do të ndalem te një prej djemve të rinj që u prezantua natën e Prime-it, te Baki. Gjatë fazës së audicioneve, konkurrentët pyeten dhe për të shkuarën e tyre televizive, nëse kanë qenë ndonjëherë pjesë e programeve televizive, sepse një nga kushtet është se nuk duhet të kenë qenë pjesmarrës në programe të tjera, për të shmangur kështu dyshimet se këtu vijnë për qëllime të tjera dhe jo për qëllimin kryesor: për dashurinë. Baki tregoi se nuk ka pasur të shkuar televizive, por pas prezantimit të tij ishin vetë fansat që evidentuan që ai ka qenë pjesë e një tjetër programi, reality-show i ngjashëm me “Për’puthen”. Patjetër që kjo e penalizon atë.”,- tha Bora.
Arjani gjithashtu shtoi:
Nuk e kuptojmë se kush vjen për famë, kush për dashurinë, kush për të dal në televizion, do ta kemi gjithmonë problem këtë, sepse shikueshmëria e këtij programi stimulon mendjet perverse, të cilat kërkojnë të arrijnë famën nëpërmjet gënjeshtrave.











12 Nov 2025 





