Pas ndarjes nga Andi, Jasmin Kadriu ka nisur një lidhje të re. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo para disa kohësh, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale. Jasmina e ka lënë anonim identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Së fundmi, ajo ka marrë një dhuratë romantike pas së cilës fshihet i dashuri.
Ish-konkurrentja ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet një arush i madh dhe këtë e tregoi pasi hapi Instagramin e saj, pasi mendohet se ia “hackuan”.
Jasmina shihet mjaft e lumtur teksa luan me arushin e madh.
I dashuri i saj duket se i ka fiksim t’i bëjë dhuratë arusha Jasminës pasi pak kohë më parë ajo na zbuloi se mori po një arush dhuratë, por ndryshe nga këtë herë, ai ishte i kuq me trëndafila. Jasmina e shoqëroi videon me një zemër të bardhë.










6 Nov 2025 





