INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thyhet nofulla ‘live’ në televizion, boksieri amerikan i kërkon falje maskotit[VIDEO]

I thyhet nofulla ‘live’ në televizion, boksieri amerikan i kërkon falje maskotit[VIDEO]

Publikuar më: 16:16 14-10-2018

Deontay Wilder është kampioni i peshës së rëndë në WBC. Ai ka kërkuar falje pasi ka lënduar një maskot në televizionin amerikan.

Boksieri amerikan ka thyer nofullën e maskotit në një emision të ESPN, ku ka qenë duke promovuar sfidën e tij me Tyson Fury.

Wilder e ka rrëzuar në tokë maskotin, i cili ishte veshur një sombrero dhe mustaqe, teksa prezantuesit po shihnin në sfond.

“I kërkoj falje atij njeriu të guximshëm që është dëmtuar. Kam respektin më të madh për të, për pjesëmarrjen e tij dhe kurajën.
“Dua ta ftoj personalisht te ndeshja ime më 1 dhjetor.”

Wilder do të mbrojë titullin e tij ndaj ish-kampionit Fury në Los Angeles.

 

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832