INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë ‘’Adisi të do për vëmendje’’, FIFI ka dy fjalë për gojët e liga: Ai më kapi si…

I thonë ‘’Adisi të do për vëmendje’’, FIFI ka dy fjalë për gojët e liga: Ai më kapi si…

Publikuar më: 14:29 28-11-2022

Fifi ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan. Ajo shumë shpejt publikon dhe albumin e saj më të ri të titulluar “Vëmëndje”, në të cilin projekti i parë muzikor që u lançua kishte të njëjtin titull.

Këngëtarja në këtë projekt muzikor ka folur për të gjitha ndjesitë e saj të këtij viti.

Sfida në të cilën ishte e përfshirë ishte pikërisht një lojë e përshtatur për albumin e saj, ku Fifit iu desh të jepte përgjigje pyetjeve për çdo ndjesi që ka shprehur në këngë nëpërmjet tekstit.

Kushtuar fjalëve në tekst për interes e për vëmendje, Fifit iu bë kjo pyetje nga gazetarët që e rrethonin:
“Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?”

Ndërkohë në këtë moment, Fifi bën me gisht të mesit për ata që i thonë se Adisi e do për vëmendje, teksa shtoi: “Bëj gjithçka për të! Ai ka ardh në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi.

Article Logic
Execution time: 0.0018379688262939