Nuk mungojnë debatet e zjarrta kur yjet e famshëm të showbizz-it, "përplasen" përsa i përket aspekteve të ndryshme artistike që realizojnë.
Së fundmi në emisionin e Luana Vjollcës kanë qenë të ftuar këngëtarët Robert Berisha, Ronela Hajati dhe Zaimina Vasjari.
Teksa kanë zhvilluar një lojë, Zaimina i drejtoi Robertit pyetjen se cila ishte “Pagesa më e lartë që kishte marrë në një koncert”. Ai iu përgjigj 3000 euro dhe kjo e fundit i tha se kjo ishte një shifër shumë e ulët pasi ajo në kohën e saj merrte 5000.
Më pas debati agravoi dhe këngëtarja tjetër Ronela Hajati u përfshi në bisedë.
Roberti: “Unë këndoj nga e hëna deri të shtunën, ju një herë në jetë.”
Ronela: “Po kur ka pas kënduar Zaimina nuk ke pas kënduar.”
Roberti: “Unë kam bërë muzikë në ’94-ën. Kam bërë muzikë në sheshin Skënderbej, kam ardhur nga Kukësi, 14 orë rrugë. Mos flasim për muzikë se kam 20 vjet.
Ronela: “E mirë 100 t’u bëfshin.’
Roberti: “Vazhdojmë o këngëtare playback-u.”
Ronela: “Mua më vjen anash dhe të tërë (ia ktheu Ronela me shaka).”
E rëndësishem është që dyshja me siguri e kanë mirëkuptuar njëri-tjetrin. Kot nuk i thonë spektakël televiziv./intv.al/








23 Oct 2025 


