INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shohim gati çdo ditë bashkë, por çfarë po kurdisin Mozzik dhe Kida? [FOTO]

I shohim gati çdo ditë bashkë, por çfarë po kurdisin Mozzik dhe Kida? [FOTO]

Publikuar më: 12:30 25-08-2020

Mozzik dhe Kida sollën këtë verë një tjetër hit, 5 vite pas bashkëpunimit të tyre të parë të titulluar “Premtimet”, e cila rezultoi shumë e pëlqyer dhe që numëron më shumë se 50 milion klikime. Megjithatë, u deshën 5 vite që publiku t’i shihte artistët sërish bashkë me një tjetër super projekt.

“Paranoja-Pishman” ishte padyshim hiti i kësaj vere, duke kryesuar për shumë javë si një ndër këngët më të dëgjuara. Një muaj pas publikimit, kënga ka arritur të gjenerojë më shumë se 29 milionë klikime në Youtube. Por, artistët zbuluan edhe një tjetër projekt “Kërkun”, pjesë e albumit të reperit që u publikua në fund të Korrikut.

Mirëpo, një foto që Kida ka publikuar së fundmi në rrjete sociale ka ngjallur dyshimet që dyshja po punon për diçka të re. Ajo shfaqet me Mozzik në studio muzikore, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Kaq ka mjaftuar që fansat të spekulojnë se dyshja ka rezervuar një tjetër surprizë të këndshme për ta. 

kida_117906665_327151765323298_1387005239692140116_n-640x360.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018389225006104