INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pyesin se kur do të martohen, Sara dhe DJ PM habisin me përgjigjen e tyre!

I pyesin se kur do të martohen, Sara dhe DJ PM habisin me përgjigjen e tyre!

Publikuar më: 12:28 23-02-2022

Një nga çiftet më të komentuara së fundmi është DJ PM-i dhe Sarah Berisha. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por duket se edhe pas daljes së tyre nga shtëpia, çdo gjë po shkon më së mirë mes dyshes.

Ata i kemi parë gjithmonë me njëri-tjetrin, duke postuar video dhe foto së bashku. Madje ata kanë bërë edhe pushimet e para së bashku.

Blogerja ka qenë disa herë në Prishtinë ku ka takuar edhe familjarët e PM-it e ky i fundit po ashtu ka takuar familjen e blogeres.

Në festën e organizuar pas mbarimit të “Big Brother VIP” ish-banorët iu përgjigjën pyetjeve të një gazetari.

Sarah: Shumë mirë, po kalojmë shumë mirë.

DJ PM: Shumë mirë, atmosfera e mirë njerëzit të gjithë të mirë.

Sarah: Po shkojmë shumë mirë. Aman mos na merni mësysh se po shkojmë shumë mirë.

DJ PM: Kur jemi në Shqipëri jemi non stop bashkë, kur jemi në Kosovë jemi non stop bashkë.

Gazetari: Ka një pyetje, kur do martohet Sarah me DJ PM-i?

Sarah: Kismet pas 100 vitesh (qesh).

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322