INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I paska dhënë mësim?! Këngëtarja shqiptare tregon si ishte Elvana Gjata si studente: “Kur nuk këndonte…”

I paska dhënë mësim?! Këngëtarja shqiptare tregon si ishte Elvana Gjata si studente: “Kur nuk këndonte…”

Publikuar më: 16:30 10-05-2021

Manjola Nallbani ishte e ftuar në “E diell” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe personale.

Ndoshta nuk e dinit, por këngëtarja e njohur shqiptare ka patur studente në vitin e parë në Akademinë e Arteve, Elvana Gjatën.

Manjola tregoi se ylli i “Mos u ngut” ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka dhe zbuloi gjithashtu çfarë note i ka vendosur dikur.

“Edhe sikur të mos më këndonte asnjë ditë në klasë, mjaftonte që unë e kuptoja sa e talentuar ishte.Nuk jam nga ato që dua të tregoj që këtë vit të kam unë në dorë. Ajo ishte shumë e talentuar.I kam vënë 10 me kënaqësi,” u shpreh Nallbani.

Article Logic
Execution time: 0.0046210289001465