INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndau LGBTI, por çfarë bashkon ambasadorin Lu me Manjanin [FOTO]

I ndau LGBTI, por çfarë bashkon ambasadorin Lu me Manjanin [FOTO]

Publikuar më: 13:15 10-05-2018

Me siguri i mbani mend debatet në distancë mes ambasadorit amerikan Lu dhe ish ministrit Manjani. Dhe ‘pika e nxehtë’ mes tyre ishin vettingu dhe LGBTI.

Ambasadori përmendi publikisht emrin e Manjanit në një dalje publike, pasi ky i fundit kishte kritikuar prezencën e komunitetit LGBTI në shkolla, pasi shkon jashtë linjës tradicionale të familjes shqiptare.

Por Manjani ka qenë kritik edhe ndaj mënyrës sesi po zbatohet vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Por mesa duket të dy po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Lu dhe Manjani janë fotografuar së bashku paraditen e sotme, teksa konsumojnë kafen e mëngjesit në ambientet e një hoteli të njohur në kryeqytet.

lu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156