INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ti s'je asgjë tjetër përveç se një qen, do jesh skllavja ime seksuale', arrestohet maniaku 21-vjeçar [FOTO]

'Ti s'je asgjë tjetër përveç se një qen, do jesh skllavja ime seksuale', arrestohet maniaku 21-vjeçar [FOTO]

Publikuar më: 13:04 10-05-2018


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deighton, West Yorkshire, Angli.

Një përdhunues ka mbajtur një grua të mbyllur për dy ditë si skllave seksuale duke i shkaktuar lëndime të mëdha fizike dhe psikologjike.

I sëmurë 21 vjeçar Thomas Patton, ishte njohur me viktimën në gushtin e vitit të kaluar dhe ishte fiksuar pas asaj.

SWNS_LEEDS_RAPE_01.jpg

Sipas dëshmive të viktimës, emri i të cilës nuk bëhet i ditur për shkaqe sigurie, Patton i kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar një takim ose në të kundërt do ti lëndonte familjen.

Vajza e frikësuar kishte pranuar dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij në Huddersfield, sapo ajo kishte hyrë brenda, Thomas i kishte marr telefonin ja kishte thyer dhe i kishte thënë se nëse ajo nuk do ti bindej atij si skllave seksuale do sigurohej që kjo do ishte nata e saj më e keqe dhe e fundit.

Leeds-Crown-CourtJPG.jpg

Ndër të tjera viktima në gjendje tepër të rënduar psikologjike, shkruan intv.al, ka rrëfyer se ajo ishte përdhunuar disa herë brenda natës dhe dhunuar njëkohësisht për dy ditë rresht.

'Ti për mua s'ke asnjë vlerë, je thjeshtë një qen', mësohet ti ketë thënë ndër të tjera 21 vjeçari.

JS148612875.jpg

'Ai më thoshte që unë kam pushtet mbi ty dhe këtë gjë ma tregonte duke më shkaktuar dhimbje, duke më grisur rrobat dhe njëherë më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale në dush aq sa gjunjët e mi të bëheshin gjak' mësohet të ketë rrëfyer viktima.

Mediat bëjnë me dije se ajo arriti ti arratisje përdhunuesit të saj kur ai shkoi të hapte derën se dikush i kishte ardhur, dhe duke përfituar nga largimi i tij ajo doli nga dera e pasme dhe u paraqit në polici.

Gjykata angleze ka dënuar 21 vjeçarin me 13 vite burgim.

Thomas-Patton-3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0044920444488525