INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I lëshoi sfidë të hapur Katy Perry-t, komentuesit kryqëzojnë Taylor Swift! [FOTO]

I lëshoi sfidë të hapur Katy Perry-t, komentuesit kryqëzojnë Taylor Swift! [FOTO]

Publikuar më: 16:32 09-06-2017

Publiku nuk e priti aspak mirë!

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se ylli i muzikës pop do të ri-publikonte katalogun e gjithë këngëve të saj në Spotify, 3 vjet pasi e kishte bojkotuar këtë shërbim transmetimi online. Ndërkohë që shumica e fansave të saj iu gëzuan lajmit të mirë, të tjerët nuk vonuan të kuptojnë kleçkën që ndodhej pas gjithë kësaj historie. Ata vunë re se këngëtarja 27 vjeçare zgjodhi që të publikonte materialet e saj muzikore në të njëjtën orë që armikja e saj më e madhe, Katy Perry do të publikonte albumin e saj të pestë, me titull “Ëitness”. Diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë nga shumica dërrmuese e publikut, të cilët kanë nxituar ta quajnë si “të mjerë dhe të papjekur”. Kujtojmë që më parë Katy ka deklaruar se Taylor po përpiqej që të “vriste personazhin e saj”. Dhe duket qartë se këto akuza ishin të gjitha të vërteta.

koment.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318