INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kujt ishte faji? MOZZIK hap “zemrën” dhe i thotë të gjitha pas ndarjes: Loredana duhet të ndryshojë…[FOTO]

I kujt ishte faji? MOZZIK hap “zemrën” dhe i thotë të gjitha pas ndarjes: Loredana duhet të ndryshojë…[FOTO]

Publikuar më: 17:28 22-11-2019

Reperi Mozzik ka dhënë një intervistë për “20 minuten” ku ka folur për karrierën e tij, ndarjen me Loredanën dhe skandalin me zhvatjen e çiftit zviceran. Në intervistë, Mozzik ka treguar arsyen se përse është ndarë me nënën e vajzës së tij, por nuk e ka kursyer atë të fundit duke u shprehur se nuk e beson 100% për historinë me çiftin të cilëve iu mori paratë.


PJESË NGA INTERVISTA:

Ju shpesh pozoni në mediat sociale në makina të shtrenjta dhe me bizhuteri. Sa e rëndësishme është paraja dhe luksi për ju?

Në fakt, unë i urrej makinat dhe bizhuteritë. Por detyrohem që t’i ndjek dhe t’i reklamoj pasi është një pjesë e stilit të jetesës së reperit.

Çfarë ju bën të lumtur në jetë?

Familja ime, vajza ime e dashur Hana dhe puna ime.

Kënga juaj e fundit quhet “Dhelpër dinake”. Kujt i kushtohet?

Asnjë person i vërtetë. E shkrova këngën dy vjet më parë.

Mediat kanë përfolur se kënga është për nënën e vajzës suaj, Loredanën?

Loredana është nëna e vajzës time. Unë kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të.

Ju ishit në një lidhje me Loredanën për një kohë të gjatë. Si u takuat me njëri-tjetrin?

Unë i shkrova në Instagram dhe mendova: “çfarë gruaje e shkëlqyer.” Pastaj prita një javë për t’i shkruar përsëri. Në ditën e Shën Valentinit katër vjet më parë, u takuam për herë të parë.

Si ishte takimi?

I çuditshëm. Shkuam në një restorant dhe të gjithë na shikonin. Në një moment i thashë Lorit: “Eja, le të shkojmë”.

Ishit një çift model, tani jeni të ndarë. Pse?

Oh, thjesht nuk funksionoi më.

Çfarë ndodhi?

Gjërat private. Kjo mund të ndodhë për të gjithë.

A je i trishtuar?

Jo. Koha me Loredana ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë – prandaj u ndava me Lorin. Por do ta respektoj për tërë jetën.

 

xikos.png

 

Sa herë e shihni vajzën tuaj të vogël?

Unë jam në kontakt me të çdo ditë përmes videove. Herën e fundit që e pashë dhe e takova ishte dy muaj më parë. Më mungon Hana çdo ditë. Por do ta shoh tani në dhjetor pasi ka ditëlindjen dhe mezi po pres.

Kujt i ngjan Hana?

Mua. Është një mini-Mozzik.

Nëse divorcoheni, do të humbni lejen tuaj të qëndrimit në Zvicër. A është ky problem për ju?

Jo, nëse ligji thotë kështu, kështu është dhe unë e respektoj. Divorci është në rrugën e duhur. Por jam i sigurt se do të marr një vizë pune për shfaqjet e mia.

Thuhet se paratë ishin një arsye për ndarjen tuaj. E vërtetë?

Jo. Sigurisht, kemi biseduar për para, ashtu si çdo bën çift.

Si është Loredana si grua?

Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit. Por ajo duhet të ndryshojë.

Në çfarë mënyre?

Nuk dua ta them se në publik, ajo e di se vetë.

Sa të rëndësishme janë paraja dhe luksi për Loredanën?

S’kam asnjë ide.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215