INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I fejuari i Ariana Grande bën xhestin më të ëmbël në tapetin e kuq! Nuk e dimë nëse ndonjë dhëndër shqiptar do t’a bënte [FOTO]

I fejuari i Ariana Grande bën xhestin më të ëmbël në tapetin e kuq! Nuk e dimë nëse ndonjë dhëndër shqiptar do t’a bënte [FOTO]

Publikuar më: 17:28 21-08-2018

MTV VMA ka qenë një sukses i vërtetë për Ariana Grande, ajo rrëmbeu çmimin ‘Best Pop’ dhe pa frikë mund të themi se e “dogji” skenën.

Në fund të performancës me siguri i patë dy gjyshet e saj të cilat e shoqëruan në përfundim të këngës “God is a Woman”.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, gjyshet e Arianës e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë natës. Ato janë gjyshet më ‘cool’ që kemi parë ndonjëherë!

Por akoma dhe më ‘cool’ u tregua i fejuari i Ariana Grande, i cili na shkriu zemrat me xhestin më të ëmbël në tapetin e kuq.

Duke ecur ai ka kapur për dore gjyshen e Arianës dhe sigurisht këngëtarja nuk mund të mos e kapte këtë moment dhe t’a ndante me ndjekësit e saj në Instagram.

ari.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498