INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande publikon albumin “Sweetener”, dedikim për viktimat e Manchester

Ariana Grande publikon albumin “Sweetener”, dedikim për viktimat e Manchester

Publikuar më: 14:34 18-08-2018

Këngëtarja e famshme Ariana Grande ditën e kaluar ka publikuar albumin e saj të shumëpritur “Sweetener” që i dedikohet krejtësisht viktimave të tragjedisë së Manchester. Si pjesë e këtij albumi ajo kishte edhe një surprizë të fundit të cilën nuk e kishte lajmëruar më parë. “Sweetener” që përmban 15 këngë, si të fundit në formë homazhi ka këngën “Get Well Soon”.

Kjo këngë është e gjatë rreth 5 minuta dhe 40 sekondat e fundit janë bosh, si shenjë solidarizimi dhe respekti për viktimat që humbën jetën.

Ariana në një intervistë për Jimmy Kimmel tha se pas tragjedisë ka kaluar një gjendje depresioni dhe ankthi por që ka punuar fort pavarësisht gjendjes së saj, për të krijuar këtë album. Gjithashtu në të gjendet edhe një këngë e quajtur “Pete Davidson” kushtuar partnerit të saj, ku theksohet se 25-vjeçarja e ka ditur që para 3 vitesh se do të martohej me komedianin.

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541