INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bëri të gjithë për vete që në daljen e parë të saj, TAYNA ka një premtim në këtë ditë të veçantë! [FOTO]

I bëri të gjithë për vete që në daljen e parë të saj, TAYNA ka një premtim në këtë ditë të veçantë! [FOTO]

Publikuar më: 11:34 01-06-2020

Ajo është një reperet më në zë të momentit dhe ndër më të dashurat për publikun. Bëhet fjalë për Tayna-n, e cila u prezantua për publikun për herë të parë me bashkëpunimin me Don Phenom, “Columbiana”.

Menjerëherë Tayna u kthye në reperet më të komentuara në showbiz-in shqiptar, jo vetëm për muzikën po edhe për postimet në rrjetet sociale. Reperja nuk ndaloi së publikuari projekte të reja si vetëm ashtu edhe bashkëpunime, që priteshin mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë përmes një postimi në “Instastory”, Tayna ka zbuluar se sot festoon dy vjetorin e karrierës së saj. Me këtë rast, ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur që prej fillimit dhe i ka premtuar publikisht fansave të saj se do të vazhdojë t’i argëtojë.

“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”- shkruan ajo.

alba.png

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098