INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk thanë për lidhjen dhe ndarjen me Albi Nakon, reagon ashpër Alba Hoxha: Boll se më…[FOTO]

Çfarë nuk thanë për lidhjen dhe ndarjen me Albi Nakon, reagon ashpër Alba Hoxha: Boll se më…[FOTO]

Publikuar më: 10:30 01-06-2020

Prej ditësh në portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se vetë Alba Hoxha është larguar nga shtëpia e Nakos, pas ndarjes së tyre. Por Alba nuk i ka pritur aspak mirë këto lajme dhe ka vendosur të reagojë publikisht, por e acaruar.

Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar një prej portaleve që shkruan se Hoxha është larguar nga shtëpia e koreografit Albi Nako, pas ndarjes së tyre. Bashkëngjitur postimit, Alba Hoxha shkruan se i është shpifur gjithçka nga këto lajme.

“Boll, boll se ma shpifët. As nuk kam qenë tek shtëpia e koreografit dhe as nuk do jem. Boll spekuluat për ato dreq klikime,”- shkroi balerina.

alba.png

 

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur prej kohësh për një marrëdhënie, por vetë nuk kanë pranuar asgjë publikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0094261169433594