INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb betejën me gjykatën holandezi që donte të bëhej 20 vjet më i ri

Humb betejën me gjykatën holandezi që donte të bëhej 20 vjet më i ri

Publikuar më: 17:32 03-12-2018

Një holandez që donte të ndryshonte datën e lindjes, duke u bërë 20 vjet më i ri, për të rritur mundësitë e takimeve romatike, e ka humbi betejën ligjore që kishte nisur. Emile Ratelband, 69 vjeç, donte të ndryshonte datën e lindjes me 20 vjet për të shmangur atë që ai e quajti diskriminim. "Ne jetojmë në një kohë kur mund të ndryshosh emrin tënd dhe të ndryshosh gjininë tënde. Pse nuk mund të vendos moshën time?"-tha ai. Por gjykata nuk u pajtua me të, duke theksuar se shumë të drejta në ligj bazohen në moshën e një personi dhe ndryshimi i saj me vullnet mund të shkaktojë shumë probleme. Gjykata pohoi se ai nuk kishte asnjë bazë ligjore për të bërë një ndryshim të tillë. "Z. Ratelband është i lirë të ndihet 20 vjet më i ri se mosha e tij e vërtetë dhe të veprojë në përputhje me rrethanat, por ndryshimi i dokumenteve të tij ligjore do të kishte "implikime të padëshirueshme ligjore dhe shoqërore""- thanë gjyqtarët,. Ratelband, i cili e quan veten një "trajner positiviteti" deklaroi se ndjehej i diskriminuar si në punësim ashtu edhe në aplikacionin popullor Tinder ndërsa deklaronte se mjekët e tij i kishin thënë se kishte trupin e dikujt në të 40-tëe tij . "Nëse unë jam 49 vjeç, atëherë mund të blej një shtëpi të re, të drejtoj një makinë tjetër dhe të marr më shumë punë," tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146