INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti 2019, Basha: Zhvat taksat dhe pasuron oligarkët

Buxheti 2019, Basha: Zhvat taksat dhe pasuron oligarkët

Publikuar më: 16:16 03-12-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga selia e PD ka reaguar në lidhje me miratimin e buxhetit në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës.

Basha tha se ky është një buxhet kriminal i rilindjes që pasuron oligarkët dhe varfëron njerëzit në nevojë.

“Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se në qeverisjen e Ramës 97 e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe më tatime ë të larta dhe rritjes se çmimeve. Është fakt se kjo rritje galonpande taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në vit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Më tej Basha bëri një paralajmërim për të gjithë ata që kanë marrë koncesione nga qeveria e Ramës.

“Ta harrojnë që do ti gëzojnë parat që kanë marrë apo ato që duan të marrim. Partia Demokratike është vendosur për të bërë ligjin anti-mafia për koncesionet e PPP-të. Thirrini mendjes ju dhe bankierët, hiqni dorë nga PPP, asnjë nuk do të lejohet, pavarësisht emrit dhe mbiemrit, dhe të shkuarës në politikë. Paratë tuaja do të merren dhe do ti shkojnë sërish buxhetit. Mos u bëni njësh me kusarin se duke vjedhur paratë ë shqiptarëve”, tha Basha.

Në fund kryeopozitari, u bëri dhe një thirrje shqiptarëve që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe shtoi se opozita është gjithmonë me ta.

Article Logic
Execution time: 0.0020418167114258