INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn me mesazh të qartë për Prishtinën: Tërhiquni nga taksa 100%

Hahn me mesazh të qartë për Prishtinën: Tërhiquni nga taksa 100%

Publikuar më: 16:02 03-12-2018

Komisioneri Europian Johannes Hahn ka një mesazh të qartë për Prishtinën. Ajo duhet të heq dorë nga taksa 100% që ka vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Këtë mesazh Hahn e dha gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd të hënën paradite. “Do u kërkoj bashkëbiseduesve të Prishtinës të zhbllokojnë bashkëpunimin dhe tregtinë rajonale dhe të tregojnë se është e nevojshme që sa më parë të kthehet dialogu”. Këtë qëndrim komsioneri Hahn e bëri me anë të një postimi në twitter pas takimit që zhvilloi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai shkroi se taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, është një shkelje e marrëveshjeve CEFTA dhe REA dhe e bashkëpunimit rajonal. Mediet në Beograd shkruajnë se Vuçiç e paralajmëroi Hanin për pasojat e mundshme të veprimeve të papërgjegjshme të Prishtinës për të rritur tatimin mbi mallrat serbe, të cilat mund të çonin në një destabilizim të plotë të rajonit. Por nga ana tjetër Vuçiç i konfirmoi komisionarit gatishmërinë për të rifilluar dialogun në Bruksel, pasi Prishtina të tërheq vendimin për taksën. Pas Beogradit Hahn do të vizitojë Prishtinën ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë politikë të Kosovës duke ripërsëritur thirrjen e e tij për heqjen e tarifës doganore. Për Hahn stabiliteti afatgjatë kërkon pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Përfaqësuesi i BE mbështet përpjekjet për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore, duke marrëveshjet rajonale të arritura.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941