INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugë si në Kabul, aksi dytësor Tiranë-Durrës i degraduar dhe i rrezikshëm [VIDEO]

Rrugë si në Kabul, aksi dytësor Tiranë-Durrës i degraduar dhe i rrezikshëm [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 03-12-2018

Këto janë pamjet e mjerueshme të rrugës dytësore Tiranë-Durrës, e cila është degraduar totalisht. Mjetet kalojnë me vështirësi të mëdha, e me manovrime për të shmangur gropat e thella, që dëmtojnë jo vetëm makinën, por u rrezikojnë dhe jetën. Shoferët në mikrofonin e IN News shprehen të indinjuar me gjendjen e rrugës.

“Kjo rrugë duhet rregulluar nga e para. Stresohemi gjithë kohës. Është e vështirë”
“Rruga është mizerabël”
“Rruga është shumë e keqe, krijon shumë probleme. I kërkojmë shtetit të vërë dorë kudo, jo vetëm për këtë rrugë”
“Është shqetësim i përditshëm, është bërë tmerr i vërtetë dhe nuk e dimë a do të rregullohet ndonjëherë apo jo”

Efekti i këtyre gropave tek makinat është shkatërrimtar. Drejtuesit e mjeteve që e bëjnë këtë rrugë deri e disa herë në ditë thonë se u duhet të ndërrojnë gomat shumë shpesh.

“Kalojmë me makinat e firmës, i shkatërruam, krahu tjetër matanë është shumë mirë. Krijohen shumë difekte nga këto gropat, thyen palestrat, ndërron gomat”

“Shqetësimi është shumë i madh. Sa i bleva gomat e reja, u çanë të dyja"

“Shumë gropa, makinat na janë shkatërruar, gjithë ditën hypi-zdrypi”
“Vdiqëm, plasëm me gropat, ditëpërditë ndërrojmë goma makinash, si do të bëhet”

Po gjendja e rrugës dytësore nëse nuk vihet dorë do të përkeqësohet edhe më shumë në momentin që autostada Tiranë-Durrës do të jepet me pagesë e do të nisin punimet për zgjerimin e saj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883